Unitedi i Mourinhos shkatërron kampionët e Premierligës (VIDEO)

Manchester United ka fundosur edhe më shumë Leicester Cityn, duke e mposhtur në ‘King Power Stadium’ me rezultat 0:3.

‘Djajtë e Kuq’ ishin të jashtëzakonshëm me paraqitjen e tyre, duke mos e vënë në dilemë për asnjë moment fitoren ndaj kampionëve në fuqi te Premierligës.

Me dy gola të shpejtë të shënuar nga Mkhitaryan në minutën e 42-të, dhe Ibrahimovic në minutën e 44-të, Unitedi shkoi në pushimin e pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Mata me një gol të bukur trefishoi epërsinë, për 0:3.

Pas kësaj fitore, Unitedi renditet në vendin e gjashtë me 45 pikë, dy më pak se Arsenali që zë pozitën e katërt.