FC Prishtina dhe Gjilani shembuj për klubet tjera

Trajneri i njohur, Agron Selmani, i ka lavdëruar dy klubet e mëdha kosovare, FC Prishtinën dhe Gjilanin, të cilat sezonit pranveror i paraprinë duke i mbajtur Kuvendet e tyre, raporton “Zëri”.

Ditë më parë, Kuvendi i FC Prishtinës ia dha edhe një mandat Remzi Ejupit në krye të klubit, ndërsa u bënë disa rifreskime në udhëheqësi.

Kurse, të enjten Kuvendi i Gjilanit unanimisht vendosi që t’i hapë rrugë privatizimit të klubit dhe bartës i këtij procesi u emërua Florim Zuka, si kryetar i klubi nga Kompania ‘Tali’”.

Ky është postimi i Selmanit në Facebook:
kuvendi111