Skënderbeu kampion edhe për tifozë, lë pas Partizanin dhe Tiranën

Skënderbeu është kampion i futbollit shqiptar edhe sa i përket tifozerisë. Gjashtë herë radhazi kampionët e Shqipërisë, ndoshta nuk janë në tre vendet e para sa i përket trofeve, por i kanë mjaftuar sukseset e këtyre viteve për të qenë në krye të klasifikimit të skuadrave me më shumë ndjekës.

Tch ka siguruar të dhënat zyrtare të numrit të tifozëve të pranishëm në çdo ndeshje. Me mbi 330.000 tifozë, korçarët kryesojnë klasifikimin e 4 viteve të fundit, duke fituar duelin me emrat e mëdhenj të historisë së futbollit shqiptar si Tirana apo Partizani. Skënderbeu në këtë mënyrë ka arkëtuar rreth 60 milion lekë.

Partizani i rikthyer ne Superiore me pretendimet në çdo vit për titullin kampion, gjendet në vendin e dytë sa i përket tifozëve që e kanë ndjekur në këto 4 vitet e fundit.

Mbi 320 mijë janë mbështetësit e skuadrës së kuqe që pavarësisht mungesës së trofeve, me sa duket i kanë mjaftuar fitoret e derbit për të mbajtur entuziazmin dhe që i ka shtyrë të kontribuojnë gjithashtu me mbi 55 milionë lekësh.

Në vendin e tretë të këtij klasifikimi është tifozëria e Tiranës, e cila ka shifra të ngjashme me Partizanin. Gjatë këtij sezoni Tirana është skuadra më e ndjekur në stadium. Kukësi ndërkohë ën vitet e fundit ka aplikuar hyrjen e lirë të tifozëve për shkak të varfërisë në qytetin verlindorë.