Kosova mposht Qipron, afër kualifikimit historik

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të Grupit E ndaj Qipros me rezultat 3:1.

Nexhip Selimi, Fadil Goli dhe Malush Qerimi realizuan për Kosovën, derisa Kouloumbris shënoi për qipriotët.

Kosovarët ishin duke humbur, por u rikthyen dhe treguan fuqinë që kanë, shkruan Gazetasheshi.com.

Pas kësaj fitoreje, tani Kosova prinë në Grupin E dhe është afër kaulifikimit historik. Kujtojmë që vetëm skuadra e parë e Grupit ecën tutje, teksa Kosova i ka dy fitore, derisa Qipro e Danimarka kanë nga një.

Norvegjia i ka dy humbje. Kosova sfidën e radhës e luan ndaj Danimarkës dhe i mjafton vetëm një barazim për të arritur kualifikimin historik.

Ndeshja e fundit e Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 15:00.