Zyrtare: Barcelona bën transferim të befasishëm (Foto)

Barcelona vazhdon të sjellë emra të rinj për të rritur cilësinë në repartin defensivë.

Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Uruguai, Penarol për transferimin e mbrojtësit 18 vjeçar, Santiago Bueno.

Uruguaiani shihet si mbrojtësi i të ardhmes dhe zëvendësues i mbrojtësit francez, Jeremy Mathieu.

Bueno është pjesë edhe e të rinjve të Uruguait, ku ka zhvilluar disa paraqitje për grupmoshat U17 dhe U20.