Fiton Juve, ngecin Roma e Milan (Video)

Juventusi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A. Zonja e Vjetër ka mposhtur në udhëtim 0:2 Sassuolon, në kuadër së 22-të.

Gonzalo Higuain me një gol të bukur në minutën e 9-të, dhe Khedria me një gol tjetër në minutën e 25-të, ia sollën tre pikë Juventusit, që javën e ardhshme në shtëpi pret Interin.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë orar, Roma është mposhtur në udhëtim te Sampdoria, në një ndeshje me shumë emocione.

Vendasit ia dolën të përmbysin kryeqytetasit, për të fituar 3:2.

Praet, Schick dhe Muriel shënuan për Sampdorian, ndërsa për Romën, Peres dhe Dzeko.

Pikë të rëndësishme ka lëshuar edhe Milani, që është mposhtur në ‘Friuli’ nga Udinese, me rezultat 2:1.