Nëna Havë që ua shëron njerëzve sytë me gjuhë! (Foto/Video)

Hava Çelebiq e njohur si Nana Hava jeton në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo pretendon se ka aftësi të jashtëzakonshme duke i shëruar sytë e njerëzve me anë të gjuhës.

80 vjeçarja përdorë gjuhën e saj për të hequr copa plumbi, hekuri, e xhamash nga sytë e të tjerëve. Pacientët ulen në karrige, dhe ata detyrohen që t’i hapin sytë deri në maksimum, kurse ajo me anë të gjuhës fillon shërimin, transmeton lajmi.net

“Kam mësuar nga një grua tjetër që quhet Hava. Për fat të keq nuk mund ta barti tek pasardhësit e mi, sepse fëmijët e mi nuk mund ta fusin gjuhën në syrin e dikujt. Kam menduar që pasi të vdes të ma prejnë gjuhën, dhe kështu të vazhdon trajtimi i njerëzve”, u shpreh “Nana Hava”.

Ajo pretendon se ka shëruar mbi 5.000 njerëz të shumë kombësive, duke përfshirë edhe amerikanë dhe rusë.

“Ka shumë prej atyre që mjekësia moderne nuk u ka ndalur në ndihmë. Vijnë me sy të fryrë, dhe pasi i trajtojë dhe u’a zgjidhi problemet. Nuk jam e ngarkuar për para, pasi ata që nuk janë të punësuar nuk kanë nevoj të paguajnë. Por tarifa e shërbimit tim është 10 euro”, deklaroi Haca Çelebiq.