S’pranon të luajë për Kombëtaren, arseyja është shokuese (Video)

Portieri i Kombëatres së Togos, Kossi Agassa, ka refuzuar të paraqitet në ndeshjen e Kupës së Afrikës kundër Kongos, ngase tifozët e zemëruar i djegën shtëpinë.

Tifozët e Togos e konsiderojnë portierin 38 vjeç si fajtorin kryesor për humbjen kundër Marokut, andaj e demoluan dhe pastaj e dogjën shtëpinë e tij në qytetin Lomeu, edhe pse kjo ishte nën ruajtje policore.

Përzgjedhësi Claude Le Roy, kjo do të ndikojë negativisht në motivimin e ekipit, duke theksuar se ende ka gjasa të kualifikohen në çerekfinale të garës që mbahet në Gabon.

“Kjo është shokuese për të gjithë ne dhe mund të paramendoj se si ndihet Agassa. Pas gjithë kësaj, nuk mund të them se nuk e kuptoj vendimin e tij për të mos luajtur”, ka thënë Le Roy.

Për të pasur gjasa në kualifikim, Togos duhet të mposhte liderin e grupit Kongo. Më poshtë, golat që pësoi Agassa kundër Marokut.