Zyrtare: ‘Godet’ Liria, vijnë dy super-përforcime

Të hënën në mbrëmje në Prizren zbarkuan dy përforcime ‘bombë’ te skuadra e Lirisë.

Florent Osmani, që luan në pozitën e mesfushorit ofensivë të anës së majtë dhe të sulmuesit dhe Burhan Aliji që luan në defnaziv, po në mesfushë, janë dy prurjet më të fuqishme deri tash.

Bajram Lika, i njohur me nofkën ‘Zhuti’ ka qenë ‘mësiti’ i këtyre transfereve, që të martën do të bashkohen me grupin në stërvitje.

“Bëhet fjalë për futbollistë me përvojë dhe kualitativë. Këta me siguri që do të bëjnë diferencën”, ka thënë menagjeri i tyre, ‘Zhuti’, njofton faqja e klubit, transmeton Gazetasheshi.com.

Osmani vie nga skuadra e Shkupit nga Liga Superiore e Maqedonisë, derisa njihet për paraqitjet e tija të mira me Dritën e Gjilanit para disa edicionesh. Ndërsa, Aliji nga skuadra Euromilk, që momentalisht është në pozitën e parë në kategorinë e dytë të Maqedonisë.

“Shpresojmë që të dy të tregojnë performancë të mirë. Ka kohë që i kemi vëzhguar dhe kërkuar këta dy futbollistë. Të gjitha pritjet janë për futbollistë cilësorë”, ka thënë Mirsad Çollaku, kryetar i Lirisë.

Me këtë edhe mbyllet merkatoja tek Liria, që në fillim të muajit shkurt pritet të udhëtojë në Ulqin ose Durrës, për t’u përgatitur sa më mirë për stinorin pranveror.

16265551_1060729657387969_8191249692036510930_n