Nuk do ta besoni numrin e futbollistëve në stërvitjet e Hajvalisë

Hajvalia është klubi me situatën më të rënduar financiare këtë edicion në Superligë, por vullneti për punë nuk është duke munguar, sa që edhe trajneri Emin Bajrami është i befasuar.

Kjo për faktin se numri i futbollistëve që po iI ndjekin stërvitjet ka shkuar deri në 45 futbollistë, shkruan Gazetasheshi.com.

Mirëpo, trajneri Emin Bajrami thotë se këtë javë do ta seleksionojë skuadrën në 22 lojtarë.

“Prej 45 futbollistëve që i kanë vijuar stërvitjet, duhet ta seleksionojmë ekipin në 22. Ndërkohë, në fund të javës do të udhëtojmë për përgatitje në Shqipëri”, theksoi Bajrami për Gazeta Sheshi.

Ndryshe, stërvitja e sotme e Hajvalisë ishte tejet interesante, pasi u zhvillua në një lartësi të madhe mbidetare afër liqenit të Badovcit.