Zbulohet takimi i fshehtë i Guardiolas me sulmuesin e njohur (Foto)

Ditëve të Kun Agueros te Manchester City mund t’iu vije fundi.

Sulmuesi argjentinas është rrugës së largimit nga ‘Etihad Stadium’, raporton Eurosport, përcjell lajmi.net.

Gjendja e tij fizike, e përshkruar me lëndimet të shpeshta kanë bërë që Pep Guardiola të mos e cilësojë si të paprekur 28 vjeçarin, që në vitin 2011 Cityt i ishte bashkuar nga Atletico Madrid.

Eurosport ka publikuar edhe një fotografi të një takimi të fshehtë të sulmuesit me Guardiolan, ku besohet se ky takim ka qenë për të informuar Agueron se mund të nis të kërkojë për skuadër të re pas përfundimit të sezonit.

Sulmi i Cityt pritet t’i besohet brazilianit të talentuar, Juan Jesus.