Speciale: 75 vite më parë Barcelona i shpëtoi rënies nga kategoria

Barcelona, Real Madrid, Athletic Bilbao, Inter Milan, Hamburg, Benfica, Boca Juniors dhe Flamengo, kanë një të përbashkët: Nuk kanë rënë asnjëherë nga kategoria. Gjatë gjithë historisë së tyre kanë milituar nga kategoritë më të larta të shteteve të tyre përkatëse. Megjithëse këto klube nuk janë të vetme, janë edhe 17 të tjera, por për çudi nuk gjejmë asnjë të Ligës Premier, transmeton Gazetasheshi.com.

Tre nga katër klubet e lartëpërmendura bëjnë pjesë në kampionatin elitar spanjoll. Derisa Athletic Bilbao i shpëtoi rënies nga La Liga një dekadë më parë, një histori të ngjajshme e kishe përjetuar edhe skuadra e Barcelonës vite më parë.

Pak kush e mban mend vitin e largët 1942, mirëpo pikërisht në atë edicion skuadra e Barcelonës për një moment pa vetën në një rank më të ulët të garave. Madje blaugranasit u detyruan të luajnë ndeshjen e barazhit me skuadrën e Murcias të cilën e mposhti me shifra të larta 5-1. Si për ironi të fatit vetëm një javë më pas blaugranasit triumfuan në finalen e Kupës së Mbretit.

Pra pikërisht në këtë vit mbushen plotë 75 vite nga ky episod i jashtëzakonshëm për skuadrën blaugranase që ndoshta mund ta kishte ndërruar tërë historinë.

Po në atë edicion, kampion i ligës u shpall Valencia në të cilën milituan 14 skuadra.

Sa për informacion ju njohim me përbërjen e Barcelonës në atë kohë: Miró; Zabala, Benito; Raich, Rosalench, Franco; Sospedra, Escolà, Martín, Balmanya dhe Valle.

Ndërsa Murcia ka luajtur me: Suárez, Novo, Sierra, Castro, Romeo, Neira, Vega, Rancel, Vilanova, Solé dhe Huguet.

/Gazeta Sheshi/