Drita lëshon “bombat” e janarit: Dy super-përforcime janë gati (Foto)

Drita nuk e ka ndërmend të ndalet. Pas Betim Halimit, Armend Kastratit, Gëzim Gashit, Qëndrim Sejdiut dhe Përparim Livorekës, skuadra e Ismet Munishi po bën gati dy goditjet më të mëdha të mini-afatit kalimtar të janarit.

Gjilanasit janë në bisedime me dy futbollistët nga kampionati shqiptar, sulmuesin e Skënderbeut, Sergio Junior dhe atë të Tiranës, Romuald Ntsitsigui.

Drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli ka konfirmuar bisedimet, madje, sipas tij, marrëveshja me futbollistët është afër.

“Jemi ne bisedime me këta futbollistë. Dëshirojmë t’i huazojmë për gjashtë muaj dhe jemi afër marrëveshjes. Kanë mbetur për t’u kryer edhe disa bisedime”, theksoi Kërçeli për Gazetasheshi.com.

Sergio Junior është i njohur për opinionin futbolldashës kosovarë pasi ishte pjesë e Hajvalisë edicionin e kaluar. Ndërkohë, Ntsitsigui është anëtar i rregullt i Gabonit, derisa ka pasur pesë paraqitje me këtë Përfaqësuese në vitin 2016.

Kësisoj, Drita synon në pranverë që sa më shpejt t’i ikë zonës së rrezikshme dhe të ndjekë arenën ndërkombëtare përmes Kupës së Kosovës.

Gjilanasit në kuadër të 1/8 të finales së Kupës ndeshen me Besën në Pejë.

sk-6-770x470

Sergio Junior

Romuald Ntsitsigui