Formacioni vitit: Dominojnë Gjilani dhe Feronikeli

Formacioni i vitit në Kosovë dominohet nga skuadra e Gjilanit, Feronikelit dhe Prishtinës që përbëjnë pjesën më të madhe të lojtarëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Faton Maloku është zgjedhur portieri më i mirë për këtë sezonë, ndërkohë Armend Thaçi, Liridon Leci, Armend Dallku dhe Fidan Gërbeshi përbëjnë pjesën e mbrojtjes.

Mentor Zhdrella, Behar Maliqi të Feronikelit dhe Hamdi Namani i skuadrës Llapi përbëjnë mesfushën, ndërkohë Xhevdet Shabani i Besës, Granit Arifaj i Drenicës dhe Oto John i Trepçës ’89 përbëjnë repartin sulmues.

/Gazeta Sheshi/