Mitrovica shpalli sportistin e vitit 2016

Komuna e Mitrovicës mbajti ceremoninë për ndarjen e çmimit “sportist i vitit 2016”, me ç’rast ndau çmime për 10 sportistët më të dalluar për vitin që lamë pas.

Kjo ceremoni e organizuar nën drejtimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, kishte formuar kohë më parë një komision për përzgjedhjen e “sportistit të vitit”, raporton Veriu.

Vendin e parë e zuri futbollisti i KF Trepça ’89, Shpëtim Idrizi, vendin e dytë basketbollisti i KB Trepça, Samir Zekiqi dhe vendin e tretë Valentin Sadiku, atlet i klubit të Atletikës Trepça.

Klubi i vitit u zgjodh KF Trepça 89, derisa trajner i vitit Veton Çitaku i po këtij klubi.

Refer i viti është zgjedhur Fatmir Tahiri, ndërsa gazetar sportiv i vitit Arsim Maxhera.