Prishtina “shkelet” në shtëpi, zbeh gjasat për vazhdim tutje

Kampioni i Kosovës Prishtina ka pësuar humbjen e gjashtë nga tetë ndeshje në Ligën Ballkanike.

Kozuvi i Maqedonisë mposhti thellë “Plisat” në kryeqytet me rezultat 65:92.

Me këtë humbje zbehen shumë gjasat për kualifikim në fazën tjetër nga Prishtina.

Ajo ka dhjetë pikë në tabelë në pozitën e gjashtë, të fundit, nga Grupi A, ndërsa 11 pikë ka Kozuvi e nga 12 kanë Teodo dhe Bashkimi. Deri në fund Prishtina luan me Bashkimin dhe Kozuvin. Asaj i duhen patjetër dy fitore dhe të shpresojë në dy humbje nga rivalët për të siguruar kalimin tutje. Vetëm katër ekipe kalojnë tutje.