A e dini se çfarë kishte shkruar Klopp në letrën që ia dorëzoi Sturridges?! (FOTO)

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka udhëzuar futbollistët e tij përmes një letre që ia dorëzoi sulmuesit anglez Daniel Sturridge, në duelin që të kuqtë e humbën në kuadër të gjysmëfinales së Kupës ndaj Southampton (1-0), përcjellë Gazetasheshi.com.

Në fundin e ndeshjes vetë sulmuesi anglez Sturridge zbuloi se çfarë kishte të shkruar në letër megjithëse plani nuk u implementua fare.

“Trajneri kërkoi nga ne ta ndërronim sistemin e lojës, por ishte shumë vonë. Ne nuk arritëm ti përfillnim urdhërat e tij dhe ishte faji ynë”, deklaroi Sturridge.

Por, në rrjetet sociale kanë plasur shakatë teksa kanë ironizuar tej mase me futbollistët e Liverpoolit.

“Tregoj Emres që t’ia pasojë topin ndonjërit nga bashkëlojtarët”.

Klopp iu drejtuar Daniel Sturridges: “Sytë e tu janë shumë të bukur”.

“Ky është plani që Klopp iu dha futbollistëve të tij se si të shkojnë deri tek goli”.

/Gazeta Sheshi/