Zyrtare: Bujar Rama përforcon Trepçën ’89

Bujar Rama është ardhja më e re në skuadrën e Trepçës ’89. Mesfushori mitrovicas është bashkuar këtë të marte me “minatorët” duke u bërë kështu pëforcimi i tretë i kësaj skuadre në këtë afat kalimtar, shkruan Gazetasheshi.com.

Bujar Rama i cili edicionin vjeshtor kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës tjetër nga Mitrovica, Trepça është zyrtarizuar këtë pasdite nga drejtuesit e klubit të cilët i kanë uruar atij mirëseardhje.

“KF Trepça’89 FC arrin marrëveshje me mesfushorin mitrovicas Bujar Rama, i cili deri dje mbrojti ngjyrat e KF Trepça. Kryesia, trejnerët dhe bashkëlojtarët e KF Trepça’89 FC i deshirojm mirëseardhje dhe suksese”, thuhet në njoftimin.

Kujtojmë që më parë në “Riza Lushta” kishin zbarkuar ‘gardiani’ Enis Manxholli si dhe sulmuesi nga Novi Pazari, Demir Avdiç.

/Gazeta Sheshi/