Këto janë ardhjet e reja tek Hajvalia

Tek Hajvalia nuk ka vetëm largime, por ka edhe afrime. Megjithëse jo të bujshme, futbollist të shumtë të ri kanë vendosur ti bashkohen skuadrës prishtinase në pjesën e parë të përgatitjeve për stinorin pranveror, shkruan Gazetasheshi.com.

Plot 18 lojtarë iu kanë bashkuar në seancën e parë stërvitore trajnerit Emin Bajrami, i cili do ta ketë të vështirë ndoshta edhe të bëjë formacionin e titullarëve.

Aid Zeqiri (Prishtina), Lulzim Neziri (Ulpiana), Armend Misini (2 Korriku), Toni Salihu (Drita), Arbër Tafa (2 Korriku), Toni Salihu (Drita), Blerti Rashiti (Drita), Dijon Krasniqi (Vëllaznimi), Arben Bashota (2 Korriku), Blend Ramadani (Ramiz Sadiku), Bers Ramadani (Drita),  Burim Hoxhaxhiku (Rilindja), Albin Beqiri (Rilindja), Flamur Dulahu (Ramiz Sadiku), Lulzon Ahmeti (Vushtrri), Riad Krasniqi (Vushtrria), Shpat Tabaku (Vëllaznimi) dhe Valmir Sopa (Vushtrria), janë përforcimet e Hajvalisë në këtë afat kalimtar.

/Gazeta Sheshi/