Gjilani vazhdon përgatitjet me skuadër të plotë

Skuadra e Gjilanit ka vazhduar me përgatitjet për stinorin pranveror në Stadiumin e Qytetit. Të pranishëm në grumbullimin e rradhës tek kuq e bardhët ishin të gjithë futbollistët në përjashtimtë kapitenit Ylber Kastrati dhe mesfushorit Egzon Shabani të cilët munguan me leje të klubit për shkak të bllokimit nga bora e madhe, mëson Gazetasheshi.com.

Deri më tani zyrtarisht të larguar nga kuq e bardhët janë vetëm Faton Maloku dhe Dren Gashi (huazim 6 mujor), ndërkohë që nuk pritet të ketë largime të tjera.

Gazetasheshi.com mëson se nga kjo javë drejtuesit e klubit do fillojnë edhe bisedimet me ardhjet e reja të mundshme.

Gjilani pergatitje
/Gazeta Sheshi/