Pesë futbollistë të Prishtinës në prova te Greuther Furth

Pas përfundimit të turneut katër ditor të Prishtinës, në Gjermani do të vazhdojnë të qendrojnë deri më 16 janar edhe pesë futbollistë të ekipit kryeqytetas.

Me rekomandim dhe përzgjedhje të menaxherëve të skuadrës gjermane të Bundesliga II, Greuther Furth, Gauthier Mankenda, Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Arbër Hoxha dhe Kastriot Selmani, do t’i bashkohen seancave stërvitore të klubit të njohur gjerman, njofton fcprishtina, transmeton Gazetasheshi.com.

Me ta, do të qëndrojë edhe trajneri, Sami Sermaxhaj kur edhe do të kthehen më 16 janar për t’ju bashkuar skuadrës në fazën përgatitore për stinorin pranveror.