Aeroplanë e helikopterë privat, vetura sportive dhe pishina: Shikoni çfarë jete luksoze bën djali i diktatorit afrikan, derisa kombi i tij vdes urie (Foto/Video)

Djali i diktatorit afrikan është ndaluar në Paris, nën akuzën për shpërdorim të parasë publike për t’i plotësuar dëshirat vetes, edhe pse vendi i tij jeton në varfëri të madhe.

Por duket se kjo nuk i bën farë përshtypje atij, pasi vazhdimisht poston fotografi të ndryshme në rrjete sociale, ku shihet duke bërë jetë luksoze me aeroplanë privat, motoçikleta unike, vetura të shtrenjta sportive, pishina private, jahte dhe ahengje të shfrenuara, transmeton Telegrafi.

Teodoro Nguema Obiang Mangue 47-vjeç, që bërë zëvendëspresident dhe shef i sigurimit të Guinesë Ekuatoriale nga babai i vet, shpesh fotografohet duke skijuar, notuar, ecur me luanë, duke u shfrenuar nëpër ahengje me vajza gjysmë të zhveshura, duke shijuar shampanja, fluturimet me helikopterë dhe duke ngrënë ushqim në restorante me pesë yje, njihet edhe si merakli i madh i vetura sportive dhe motoçikletave.

Vetëm gjatë tri viteve të fundit, Obian ka postuar mbi 800 fotografi nëpër resorte të ndryshme luksoze, ku nuk mungojnë as garat me vetura sportive, festivalet e birrave, karnavalet në Tahiti të Havait, Hong Kong, Aruba, Dubai, Brazil Zvicër, Kubë, Gjermani dhe në Ishujt Bahama.

Por këto veprime të tij kanë ngjallur reagime të ashpra tek disa bashkëkombës të tij, të cilët kanë deklaruar se bazuar në të dhënat e OKB-së, afro 20 për qind e fëmijëve para se të arrijnë moshën pesëvjeçare vdesin në vendlindjen e tij, derisa gjysma e popullsisë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.