Messi, Pogba, Balotelli dhe… Kur ngjyra e flokëve kthehet në autogol

Me ardhjen e 2017-ës, Lionel Messi ka vendosur të kthehet në të shkuarën: flokët biond janë lënë mbas krahëve tashmë. Ylli i Barcelona-s ka ndryshuar ngjyrën pas zhgënjimeve në Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe pas problemeve me autoritetet spanjolle për evazionin fiskal, por problemet kanë mbetur, aq sa rinovimi me klubin katalanas nuk po vjen dhe, ndërkohë, “armiku” i tij Cristiano Ronaldo vazhdon të koleksionojë trofe personalë dhe me ekipin. Kështu, kampioni nga Rozario ka vendosur të kthehet te ngjyra natyrale e flokëve dhe, pasi e ka bërë këtë, në stërvitjen e parë të 2017-ës me Barcelona-n ka ardhur edhe magjia e parë për këtë vit.

Mesa duket, ngjyra platin nuk sjell fat në përgjithësi: duke parë në shtëpinë e Napoli-t, shembujt e Lorenzo Insigne-s (rezervë e Dries Mertens në fillim të sezonit) dhe Lorenzo Tonelli (nuk ka luajtur asnjë ndeshje me fanellën “axurre”) flasin vetë, por edhe në ekipe të tjera, talente të kalibrit të Paul Pogba dhe Mario Balotelli janë kthyer në nivelet e tyre, respektivisht me fanellat e Manchester United dhe Nice, pikërisht kur janë kthyer te ngjyra natyrale e flokëve. Të jetë vetëm një rastësi?