Zyrtare: Betim Halimi firmos me Dritën (FOTO)

Ashtu siç kishte paralajmëruar Gazetasheshi.com muaj më parë edhe ndodhi këtë të premte. Betim Halimi është edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës së Dritës. Halimi i cili gjashtë muajt e fundit kishte mbrojtur portën e skuadrës së Hajvalisë, rikthehet tek bardh e kaltërit me të cilët kishte patur një sezonë fantastik.

“Kryesia e klubit njofton “Intelektualët” dhe të gjithë dashamirët e Dritës se ky do të jetë transferi i fundit për vitin 2016.
Ne kemi arritur marrëveshje me disa lojtar shumë cilësor të cilët do t’i bëjmë publik në fillim të vitit 2017″, thuhet në njoftimin e bardh e kaltërve.

Fotografia e Drita FC/Gazeta Sheshi/