Ky është përforcimi ri i Ferizajt (VIDEO)

Ferizaj ka prezantuar sulmuesin Milan Ristovski i cili erdhi nga kampionati maqedonas, teksa sezonin e fundit ka luajtur për skuadrën e Tetekstit. Për ardhjen e Ristovskit kishte disa dilema tek tifozët e Ferizajt për cilësinë e tij, derisa përmes faqes zyrtare klubi ka publikuar një video teksa shihet klasi i tij, shkruan Gazetasheshi.com.

Interesant është fakti se Ristovski krahas rolit të sulmuesit di të bëjë mjaft mirë edhe rolin e mbrojtësit të krahut të majtë.

Përveq tij, skuadra e Ferizajt pritet që të transferojë edhe disa futbollistë në vazhdim.

/Gazeta Sheshi/