E pabesueshme: Futbollisti i njohur gënjeu që po ikte në Amerikë, shkon te rivali i përbetuar

Historitë interesante për t’u treguar dhe dëgjuar në futbollin shqiptar nuk kanë fund. Klubi i Korabit, me anë të një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante të transferimit të mesfushorit Vangjel Zguro te Luftëtari.

Vangjel Zguro Luftetatari 1

Dibranët tregojnë se futbollistit iu dorëzua dokumentacioni dhe u la i lirë sepse ishte justifikuar që do të largohej drejt Amerikës. Por ndërsa drejtuesit e klubit të Korabit i uronin Zguros fat në kapitullin e ri të jetës së tij, “ëndrra amerikane” e mesfushorit kishte qënë Gjirokastra, pasi para dy ditësh ai firmosi kontratë me Luftëtarin, një rival direkt i dibranëve në luftën për mbijetesë në Superiore.

Postimi i plotë i Korabit në Facebook

korabi

Postimi i Korabit në Facebook

“Duke marre shkas nga mediat vizive dhe portalet e ndryshme soprtive, KF Korabi deshiron te informoje sportdashesit Dibran rreth levizjeve ne ekip. I vetmi lojtar qe eshte larguar zyrtarisht nga ekipi eshte Vangjel Zguro i cili terhoqi dokumentat me pretekstin qe dua te largohem per Amerike, asnje lojtar tjeter nuk eshte larguar nga ekipi. Bejme me dije qe ne ditet e para te janarit 2017 do te mblidhet stafi i klubit per te vendosur per merkaton, per afrimet dhe firot qe do largohen. Cdo levizje zyrtare do te publikohet tek faqja zyrtare e KF Korabit.”