10 transferimet më të mira që kanë bërë skuadrat e Premierligës në janar

Pak orë na ndajnë deri në hapjen zyrtare të afatit kalimtar të janarit.

Shumë skuadra tashmë kanë planet se ku do t’i shpenzojnë paratë e planifikuara për këtë afat të transferimeve.

Në vitet e kaluara, transferimet që kanë bërë skuadrat e Premierligës kanë dalë të jenë shumë të qëlluara.

DailyMail ka bërë një listë me 10 transferimet më të qëlluara të bëra në afatin kalimtar të janarit përgjatë viteve.

Më poshtë keni emrat e 10 transferimeve më të qëlluara të bëra në Premierligë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mikel Arteta, janar 2004, i huazuar te Evertoni nga Real Sociedad

Asmir Begovic, shkurt 2010, nga Portsmouth te Stoke City

Clint Dempsey, janar 2007, nga New England Revolution te Fulham

Nemanja Matic, janar 2014, nga Benfika te Chelsea

Daniel Sturridge, janar 2013, nga Chelsea te Liverpool

David Luiz, janar 2011, nga Benfika te Chelsea

Christophe Dugarry, janar 2003, i huazuar nga Bordeaux te Birmingham City

Patrice Evra, janar 2006, nga Monako te Manchester United

Nemanja Vidic, janar 2006, nga Spartak Moskë te Manchester United

Luis Suarez, janar 2011, nga Ajaxi te Liverpooli.