Ylli i Liverpoolit bën diçka të pafalshme, tifozët dalin kundër tij (Foto)

utbollisti i Liverpoolit, Roberto Firmino ka probleme me policinë, madje është ndaluar për shkak se ka drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Policia në Liverpool ka konfirmuar se sulmuesi brazilian u arrestua pas ndalesës që iu bë në qendër të Liverpoolit në orët e para të 24 dhjetorit.

Pak orë pas arrestimit futbollisti është lënë i lirë, ndërsa do të dalë para gjykatës për të marrë dënimin e tij më datën 31 janar. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa ky incident mund t’i shkaktojë atij probleme tek skuadra e Liverpulit.

Roberto Firmino në periudhën që kur i është bashkuar “të Kuqve” ka shënuar 17 gola në 67 ndeshje me ekipin anglez.

Pas dënimit nga policia, tifozët e Liverpoolit kanë kërkuar që ai të mos luajë ndaj Stoke Cityt.