Pirlo-Real Madrid, lajmi i ditës

Ka luajtur me skuadrat më të mëdha në itali, shumë trofe të rëndësishëm përfshirë këtu edhe Kupën e Botës me Italinë, por sërish Andrea Pirlo ka një peng në karrierë.

Ish-mesfushori i Interit, Milanit dhe Juvetusit tregon se çfarë nuk ka mundur do të realizojë në karrietën e tij të suksesshme.

“Në vitin 2010 mund të shkoja tek Real Madrid. Në atë kohë atje trajneri ishte Fabio Capello, dhe shumë lojtarë të asaj skuadre më bindën që të pranoja ofertën që do më bëhej”, deklaroi Pirlo.

“Mua personalisht do të më pëlqente që të luaja në një skuadër të atij kalibri, por isha në kontratë me Milanin dhe nuk mund të largohesha vetëm me dëshirën time”, shtoi ai për gazetën “Marca”.