Latifi drejt Kazakistanit

Shumë shpejt Skënderbeu do të nisë fushatën e përforcimeve, por edhe të largimeve, ndërkohë që po planifikohet edhe një shitje mjaft e rëndësishme.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të kombëtares sonë, Liridon Latifi, i cili është pranë transferimit në Kazakistan, tek FC Astana, shkruan Sport Ekspres.

Bëhet fjalë për klubin kampion të atij vendi, që sapo ka blerë Azdren Llullakun, i cili do të ketë një pagë të shkëlqyer aty, ndaj edhe Latifi mund të imitojë shqiptarin tjetër, natyrisht me menaxhimin e menaxherit të shkëlqyer Shkumbin Qormemeti.

Këtë sezon Latifi ka luajtur për dy klube, sepse Skënderbeu ia huazoi Kukësit për kupat e Europës, por në Kazakistan kampionati nis në mars (konsiderohet kampionat pranverë-dimër), ndaj nëse Latifi transferohet aty që në janar, nuk ekziston asnjë problem.