Krasniqi nderohet me dy çmime në Malajzi

Liridon Krasniqi është nderuar me dy çmime në Malajzi. Mesfushori kosovar, ka fituar mbrëmjen e djeshme dy çmime të rëndësishme, në ceremoninë e shpalljes së lojtarëve më të mirë nga Federata e Futbollit e Malajzisë.

Mesfushori me prejardhje nga Vitia, u përzgjodh një formacionin më të mirë për vitin 2016. Gjithashtu ai fitoi edhe çmimin e lojtarit më të famshëm nga tifozët.

Krasniqi gjatë këtij sezoni ka fituar Kupën e Malajzisë me Kedah.