Ronaldo me mesazh emocionues për fëmijët e Aleppos (Video)

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ka shprehur shqetësimin mbi gjendjen e fëmijëve në Sirinë e shpartalluar nga lufta, duke bërë thirrje për ngritjen e një fondi emergjence për Aleppon.

Me anë të një video mesazhi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, kapiteni portugez ka dërguar një mesazh tejet emocionues.

“Përshëndetje! Kjo është për fëmijët në Siri. Ne e dimë që ju keni vuajtur shumë. Unë jam një lojtar shumë i famshëm, por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos e humbni shpresën tuaj. Bota është me ju. Ne kujdesemi për ju. Unë jam me ju”.