2 Korriku me mysafir special

Skuadra e 2 Korrikut sot kishte një mysafir special. Ai ishte Ardian Ismajli, transmeton Gazetasheshi.com.

Mbrojtësi i cili me shumë sukses po prezantohet te klubi i madh kroat, HNK Hajduk Split vizitoi përsëri klubin në të cilin u rrit dhe mori hapat e parë si futbollist.

Ismajli që është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës ishte prezent sot në seancën stërvitire tek të rinjët e 2 Korrikut.