Zyrtare: Chapecoense bën blerjen e parë (Foto)

hapecoense ka nisur ndërtimin e skuadrës së re pas aksidentit tragjik ajror që pësoi më 2 dhjetor.

Skuadra braziliane humbi pothuajse gjithë lojtarët në aeroplanin e rrëzuar, derisa po udhëtonin për të zhvilluar finalen e ‘Sudmericana’.

Chapecoense sot ka njoftuar se ka bërë blerjen e parë pas aksidentimit, përcjell lajmi.net.

Ata kanë marrë në huazim mbrojtësin Douglas Grolli nga Cruzeiro.

Ka  pasur thashetheme se Chapecoenses mund t’i bashkëngjitet disa lojtarë të njohur brazilian, përfshirë edhe Ronaldinhon, por asgjë konkrete nuk ka në këtë drejtim.