Dy portierët kryesorë ‘braktisin’ Feronikelin (Foto)

Dy portierët kryesor të Feronikelit, Flamur Neziri dhe Deniz Troshupa, nuk janë duke u stërvitur me skuadrën nga Drenasi, shkruan Infokusi.com.

Neziri ka shkuar në Itali, ndërkaq Troshupa në Poloni.

Arsyet nuk dihen, por nuk bëhet fjalë për largim nga ‘Nikli’, pasi që të dy do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës në stinorin pranveror.

Gjithsesi, të dy kanë marr leje nga klubi që të udhëtojnë jashtë vendit.

Por, ‘Nikli’ nuk ka mbetur pa portier, pasi të rinjtë, Gentrit Hsai dhe Florian Smakiqi janë duke u stërvitur me skuadrën.

untitled

15284096_1252523431453370_1794777880335996965_n