Benefitet e të qenit pjesë e Google Street View

Autor: Shpat Hyseni

Shumica prej nesh janë tashmë të njohur me Google Street View, tani Google na sjell të njëjtën teknologji si Google Street View, por që vjen mbrenda biznesit tuaj, duke e kthyer atë në jetë. Kjo i lejon klientëve potencial që praktikisht të shohin mbrenda biznesit tuaj nga shtëpite e tyre.

Duke shtuar një “shih mbrenda” (“see inside”) në Google Street View (Turne virtual) ju i keni ndihmuar  biznesit tuaj që të ketë ndikimin më të madh që ju mund t’i jepni për ta rritur atë në Google Plus Page, Google Search (kërkimet në google), duke e ngritur sa më lart në renditjen e kërkimeve. Përdoruesit janë të prirur që të shohin më shumë përmbajtje, imazhe dhe më shumë informacion – asgjë nuk ka përmbajtje më të madhe se një turne virtual 360º në Google. Kjo ju jep një mal mundësish të marketingut dixhital për të ardhmen duke e kombinuar edhe me mediat sociale.

 

#Shfaqja e  biznesit tuaj  24/7, 365 ditë në vit Turneu juaj virtual do të shfaqet në mënyrë organizuese në çdo kohë, gjatë gjithë vitit për të gjitha platformat përkatëse të Google, duke përfshirë: Google, Google Maps dhe Google +. Përveç kësaj, turneu juaj virtual mund të integrohet drejtpërdrejt në faqen tuaj te internetit dhe në media sociale të tilla si Facebook, duke e bërë pothuajse të pamundur për përdoruesit ta humbasin atë!

 

Credits to lapsi360.com

<iframe src=”https://www.google.com/maps/embed?pb=!1m0!3m2!1sen!2s!4v1493193172811!6m8!1m7!1sF%3A-5yezgrq9YG0%2FV7zUuZKOQkI%2FAAAAAAAAUwM%2FO7jOdDAsfkoxMuEHqWIiicxRXtgHmSvoACLIB!2m2!1d41.08520363870765!2d19.45820230990648!3f98.79272470037913!4f1.4533064856697706!5f0.7820865974627469″ width=”100%” height=”450″ frameborder=”0″ style=”border:0″ allowfullscreen></iframe>

 

#Tërheq më shumë konsumatorë
97% e njerëzve kërkojnë për bizneset  përpara se të marrin një vendim ku do të darkojnë apo cilin vend do ta zgjedhin për t’i kaluar pushimet. Google Street View ofron një avantazh të rëndësishëm ndaj konkurrentëve tuaj, duke siguruar klientët tuaj potencial që niveli i besimit të shtohet duke i lejuar ata për të parë brenda ambienteve të lokalit tuaj. Është një fakt, imazhet kanë një ndikim të rëndësishëm në marrjen e vendimeve të një personi kur të kërkonë për bizneset lokale. Furnizimi me një turne virtual ju rangon më larte ju se konkurrentët tuaj  dhe ofron një përvojë që është informative dhe zbavitëse.
#Në dispozicion në të gjitha pajisjet

Pajisjet smartphone shpejt janë bërë pjesë e përtditshmërisë sonë për një gamë të tërë të shërbimeve digjitale që mbështetemi në to çdo ditë. Mbi 80% e konsumatorëve kanë filluar kërkimet e tyre për informacion në shërbimet e Google, 70% prej tyre nga një pajisje smartphone. Me këto shifra në rritje të shpejtë, ju mund të siguroheni që turneu juaj virtual do të jetë në dispozicion, kur konsumatorët janë në kërkim për ju .

 
#Marketing Inovativ

Në qoftë se biznesi juaj ka një atmosferë të bukur, turneu virtual do të shërbejë si një pikë e shitjes dhe ju natyrisht se do të tërheqni më shumë klientë.

Google Street View ka arritur të ketë ndikim  më të madh se vetëm për lokale afariste, ajo është  përdorur me sukses për të shfaqë aeroplanë, trena, dhe më gjerë.

Një shembull konkret është edhe Emirates Airbus A380 | Emirates Airline, kjo mori mbulim të gjerë mediatik ndërkombëtar si dikush mund të eksplorojë avionin dykatësh nga shtëpia e tyre.

Treni më i ri i Japonisë me shpejtësi të lartë, Hokuriku Shinkansen,ka ekspozuar brendshmerinë e saj në botë përpara se të fillojë inaugurimi i  saj zyrtarë. Biletat janë shitur për nisjen e tij inaugurues për 25 sekonda.

Kohët e fundit edhe shitësit e makinave kanë përqafuar teknologjinë,ku ju kanë  mundësuar klientëve të tyre që të ulen  brenda një automjeti të zgjedhur dhe të përjetojnë ndjenjën si është nga brenda.

Bëhuni pjesë e shtëpisë më të madhe për marketing duke filluar nga sot me një turne virtual.