Buffon jep lajmin e hidhur për tifozët e Juventusit

Legjenda e Italisë e Juventusit, Gianluigi Buffon, është duke menduar pensionimin. Dëshira e të gjithëve është që Buffon të jetë përgjithmonë në portën e “Zonjës së Vjetër”, diçka që nuk është e mundur, pasi çdo fillim e ka edhe një fund.

Kështu do të jetë edhe për Buffon, që karriera e tij po shkon drejt fundit dhe duket se do të pensionohet pas Kupës së Botës në vitin 2018.

“Unë po mendoj që të pensionohem pas Kupës së Botës në vitin 2018. Jam shumë i sigurt për këtë”, ka thënë Gianluigi Buffon.