Pamja e këtij stadiumi ku luajti Real Madridi është fantastike (Foto)

Skuadra spanjolle e futbollit CD Mensajeros luan në një stadium mjaft të veçantë, i cili është i ndërtuar mbi një ndërtesë gjigante.

CD Mensajeros militon në kategorinë e tretë në Spanjë, në të cilën merr pjesë edhe skuadra e dytë e Realit të Madridit.

Në ndeshjen e kësaj jave dy ekipet u përballen me njëri tjetrin. Rezultati në fund ishte barazim 2-2, por ajo që ra në sy ishte stadiumi ku u zhvillua takimi.

Një ndërtesë gjigante është ngritur mes disa kodrave, ndërsa mbi të është krijuar edhe fusha e futbollit, me të gjitha parametrat e nevojshme për të zhvilluar një takim të këtij niveli.