Feronikeli apo Prishtina? Ja për kë mendon Arifaj

Pjesa vjeshtore ka qenë mjaft interesante në elitën e futbollit. Katër skuadra janë në luftë për titull, pjesa më e madhe kërkojnë që ta sigurojnë ekzistencën.
Skuadrat e renditura nga vendi i pestë nuk e ndjejnë qetësinë në vazhdim të kampionatit përkatësisht në pjesën pranverore. Drenica nga Skenderaj është në pozicion të pavolitshëm, renditet në vend të tetë me 19 pikë dhe ka pesë më shumë se vendi i nëntë (Ferizaj), pozitë që shpie në barazh.
Sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj, mendon se edicioni vjeshtor ka qenë mjaft i mirë. “Ka qenë një gjysmëstinor mjaft i mirë,  me ndeshje shumë interesante, ku shpesh herë kishte edhe befasi”, thotë Arifaj për Bota Sot.
Sulmuesi pohon se Drenica është dashur të ketë më shumë pikë, megjithatë, sipas tij nuk është edhe keq.
Ndryshe, ai pohon se aktualisht po mendon vetëm për Drenicën dhe asnjë skuadër tjetër.
Së fundmi flitej për një interesim të Feronikelit e Prishtinës për të, por ai ka kontratë me seknderajasit edhe për gjashtë muaj.