Fjalët e para të Ronaldos pasi që fitoi Topin e Artë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo nuk ka qenë në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë, por ai këtë çmim e ka pranuar ditë më parë nga zyrtarët e France Football.

Pas marrjes së çmimit, Ronaldo ka thënë se ai ka punuar dhe është angazhuar vazhdimisht që të arrijë këtu ku është sot. Ai po ashtu ka premtuar se do të vazhdojë të luaj në këtë nivel edhe për shumë vite.

Ronaldo i cili e ka pranuar Topin e Artë disa ditë më parë, meqë aktualisht gjendet në Japoni me Real Madridit për Kupën e Botës, çmimin e ka pranuar bashkë me djalin dhe nënën e tij.

“Këtë çmim ia dedikoj të gjithë bashkëlojtarëve të mi në Portugali dhe atyre në Real Madridi. Këtë çmim ia dedikoj Real Madridit”, ka thënë Ronaldo.