Llapi largon futbollistin maqedonas

Nikola Gjorgjievski nuk do të jetë më pjesë e Llapit. Futbollisti maqedonas që kishte ardhur me shumë bujë te klubi llapjan gjatë afatit kalimtar të verës, nuk arriti t’i shfaqë cilësitë e pretenduara në stinorin vjeshtor dhe është larguar, shkruan Gazeta Sheshi.

Lajmi është konfirmuar nga sekretari i klubit të Llapit, Muhamet Rexhepi, i cili ka thënë se ekipi i tij synon të sjellë edhe disa përforcime në disa reparte, varësisht prej kërkesës së trajnerit Tahir Batatina.

Mbrojtësi i majtë nga Maqedonia e pati vetëm një paraqitje për Llapin.