Skuadrat dhe lojtarët, këta janë më të këqijtë e Champions-it

Trajneri legjendar Nereo Rocco i thoshte lojtarëve të tij: “Godisni gjithçka që lëviz në bar, përveç topit…”. Kjo është një përmbledhje e lojës pragmatike, që nuk i përjashton ndërhyrjet e ashpra, disa edhe në limite të rregullores, vetëm që të ndalet kundërshtari. Me hir ose me pahir, bëni të mundur që të mos kalojë. Një koncept i thjeshtë, që i përket një futbollit të së kaluarës, por që mbetet gjithmonë efikas. Por reagimi i arbitrave të sotëm në situata të tilla është i ndryshëm.

1. Skuadrat më të dhunshme të fazës me grupe të Champions-it

Mbulime të rrepta, përplasje të ashpra: këto janë armët që përdorin skuadra të caktuara kur janë para një kundërshtari superior në aspektin teknik. Mundohen ta lodhin në aspektin fizik. Cila ka qenë skuadra që e ka përdorur më shpesh këtë strategji në fazën me grupe të Champions-it? Sporting Lisbon, që ka bërë plot 82 faulle, 16 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq. Në vendin e dytë është Besiktas, që ka bërë disa faulle më pak (73), por është ndëshkuar pothuajse njësoj si portugezët: 15 kartonë të verdhë, 2 të kuq. Podiumi kompletohet me gjermanët e Borussia M’Gladbach me 10 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq.

2. Skuadrat që kanë bërë më shumë faulle

Basel, Dinamo Kiev dhe Sporting Lisbon janë ekipet që kanë bërë më shumë faulle në fazën me grupe. Zviceranët kanë arritur në kuotën e 109 ndërhyrjeve të parregullta me 13 të verdhë dhe 1 të kuq. Mbrapa krahëve të tyre janë ukrainasit e Dinamos, që kanë bërë 88 faulle. Sporting Lisbone është në vendin e tretë me 82 ndërhyrje të parregullta.

3. Veratti dhe Aboubakar, futbollistët më të këqij

Katër kartonë të verdhë, një karton të kuq për kokë. Janë Aboubakar i Besiktas dhe Verratti i Paris Saint-Germain futbollistët më të këqij të fazës me grupe të Champions League. Podiumi mbyllet nga Fernandinho i Manchester City (3 të verdhë, 1 të kuq). Në renditje është edhe një ish-lojtar tjetër i futbollit italian: Franco Vazquez, ish-futbollist i Palermo-s, i cili ka shkatuar 19 faulle, por ka pësuar 13 të tillë. Një statistikë kjo që tregon qartë se sa shumë luftohet në mesfushë.