Rexha në “Emirates Stadium” të Arsenalit (Foto)

Futbollisti i Besës, Kastriot Rexha, i cili pati një stinor për t’u harruar për shkak të lëndimit, e ka ndjekur nga afër sot sfidën Arsenal – Stoke të fituar 3:1 nga vendasit.

Rexha ka qenë nën shoqërinë e Kreshnik Shalës.

Futbollisti që i kushtoi jo pak pejanëve me rastin e vazhdimit të kontratës, nuk ka mundur t’i ndihmojë fare në vjeshtë, por shpresat e klubit janë se Rexha do të riaftësohet për pranverë.

Pejanët kanë mbetur paksa mbrapa në garën për titull, kurse janë pretendent i madh për Kupë. /Gazeta Sheshi/