Feronikeli transferon Labinot Osmanin

Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka bërë goditjen e parë të madhe. Skuadra nga Drenasi ka transferuar sulmuesin e Prishtinës, Labinot Osmanin.

Marrëveshjen e ka konfirmuar faqja e klubit në Facebook, duke njoftuar se marrëveshja e re e mban futbollistin si pjesë të Feronikelit deri në verën e vitit 2018.

Osmanit i përfundoi marrëveshja me Prishtinën, derisa më parë ka luajtur edhe për Hysin dhe Kosovën e Vushtrrisë. /Gazeta Sheshi/