Besa i kërkon, Feronikeli i merr

Pas Mentor Zhdrellës, Feronikeli ia ka rrëmbyer Besës edhe Labinot Osmanin. Në fakt, asnjëri futbollistë nuk kishte nënshkruar me ekipin pejan dhe më pas të kalonin te skuadra nga Drenasi, por në të dy rastet Besa ishte afër marrëveshjes me këta lojtarë.

Para dy edicionesh, Besa kishte konfirmuar transferimin e Mentor Zhdrellës dhe pritej vetëm prezantimi i futbollistit, i cili nuk ndodhi, pasi mesfushori zgjodhi ngjyrat e Feronikelit, shkruan Gazeta Sheshi.

Situatë pak a shumë e ngjashme ndodhi edhe me Labinot Osmanin. Sulmuesi kishte biseduar me pejanët dhe ishte objektiv i klubit nga “Shahin Haxhiislami”, por drenicasit u treguan me të zotë dhe e rrëmbyen atë.

Gjitshesi, luftë e skuadrave edhe në ‘merkato’ krahas garës për titull në të cilën Feronikeli qëndron më mirë se Besa.