Lojtari i mbijetuar i Chapecoenses fillon të ecë, këto janë fjalët e para për fansat e klubit

Njëri nga tre lojtarët që kishin shpëtuar në aksidentin tragjik që skuadra e Chapecoenses e pësoi e ku humbën jetën 19 persona është zgjuar dhe ka filluar ecjen. 

Alan Ruschel, mbrojtësi 27 vjeçar është ai që i kishte shpëtuar këtij aksidenti tragjik që shokoi botën e futbollit dhe më gjerë.

Ruschel ishte transferua në klinikën Somer, që është ndër më të mirat në Kolumbi.

chapo-2

Tani mbrojtësi brazilian ka filluar të ecë që është një lajm i mirë për tifozët që u përballen me humbjen e 71 njerëzve në atë aksident.

Lojtari u fotografua duke ecur nën ndihmën e mjekut ortopedik Andre Sonagli.