Ja stadiumi në të cilën pritet të zhvillohet ndeshja Ferizaj – Prishtina (FOTO)

Ferizajn e presin sfida të mëdha në stinorin pranveror drejt objektivit mbijetesa. “Ujqit” do jenë të detyruar ti zhvillojnë ndeshjet në terenin ndihmës të qytetit i cili është i shtruar me tapetin sintentik. Pikërisht në këtë stadium skuadra e Ferizajt do ti bëjë “konak” Prishtinës, skuadër pretendente për titullin kampion, shkruan Gazeta Sheshi.

Por, ekipi i drejtuar nga Arsim Abazi pritet të përforcohet për pjesën pranverore dhe Prishtinën do pres një Ferizaj krejt tjetër.

Tereni sintetik do jetë tani e tutje shtëpia e dytë për skuadrën e Ferizajt, pasi stadiumi i qytetit “Ismet Shabani” është në rikonstruktim e sipër.


/Gazeta Sheshi/