Ky është Komisionin për shpalljen e laureatëve për vitin 2016

Krahas shumë diskutimeve, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka emëruar edhe Komisionin për shpalljen e laureatëve për vitin 2016.

Kësisoj, kryetar do të jetë Agim Ademi, ndërsa atij do t’i ndojmonë anëtarët Vjollcë Krasniqi dhe Bakir Burri, transmeton Gazeta Sheshi.

Ceremonia e shpalljes së më të mirëve në futbollin e Kosovës do të bëhet gjatë janarit, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.