Ballkani i Suharekës bëhet me një stadium fantastik (FOTO)

Stadiumi i qytetit në Suharekë ka filluar rikonstruktimin, derisa në verën e vitit të ardhshëm pritet të jetë gati. Një projekt i financuar nga Kuvendi Komunal dhe Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë ka një kosto prej 350 mijë eurosh, bën të ditur Therandasport.com.

Marrëveshja për rikontruktimin e stadiumit ishte nënshkruar muaj më parë ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Suharekës, pas nevojës të patjetërsueshme të këtij qyteti për një stadium të tillë.

Kujtojmë që skuadrat nga ky rajon kanë vuajtur për një teren dhe impiant të tillë që do u krijonte kushte sadopak të mira në krahasim me ato që kishin.

Më poshtë keni planin e rikontruktimit të stadiumit:
received_1021518124637823-1