Zgjedhjet e raundit të dytë në Drenas më 18 dhjetor

Me 18 dhjetor të vitit 2016 në Drenas do të mbahen zgjedhjet e raundit të dytë, ato të balotazhit.

Kështu bëri të ditur sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilët u shprehen se për këtë datë gjithçka do të mund të bëhet gati.

Arsyeja e këtyre zgjedhjeve në kohë kaq të shkurtër është për shkak të festave të fundit.

Edhe QNR e konfirmoi se gjithçka do të jetë e gatshme për këtë datë dhe se nuk do të mungojë asgjë nga ana e tyre.

Ndërsa sa i përket rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të djeshme, ato do të publikohen nesër.

Balotazhi në Dreans do të zhvillohet në mes kandidatit të PDK-së Ramiz Lladrovci, dhe atij të NISMA-s, Isa Xhemajlaj.